Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Atletico – Real, sonte na pret derbi i nxehtë madrilen në Superkupë
    Ballina-2

    Atletico – Real, sonte na pret derbi i nxehtë madrilen në Superkupë

    08/01/2026 13:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Atletico Madridi dhe Real Madrid do të përballen sonte në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Spanjës pas asaj Barcelona – Athletic Bilbao, të cilën e fituan bindshëm katalunasit, 5:0.

    Diego “El Cholo” Simeone ka besim të plotë nga drejtuesit e Atlético Madridit, pa afat kohor të përcaktuar.

    Klubi vazhdon ta mbështesë pavarësisht kritikave dhe rezultateve jo gjithmonë pozitive në derbit madrilen.

    Simeone është prej 15 vitesh trajner i Atléticos dhe përballjet e tij me Realin historikisht kanë qenë shumë të luftuara dhe të balancuara.

    Edhe para përballjes në stadiumin “King Abdullah Sports City” Jeddah të Arabisë Saudite po ndihet një klimë e tensionuar.

    Derbi i radhës në Superkupë pritet të jetë shumë i nxehtë dhe emocional. Ndeshja me eliminim direkt e rrit ndjeshëm tensionin dhe paparashikueshmërinë.

    Atlético Madrid vjen me moral të lartë dhe me një skuadër konkurruese, edhe pse ka pasur luhatje në kampionat.

    Nga ana tjetër, trajneri i “Los Blancos” Xabi Alonso është në vështirësi.

    Reali ka mungesa të rëndësishme në skuadër, përfshirë këtu edhe sulmuesin kryesor, Kylian Mbappé.

    Madrilenët kanë dyshime mbi projektin teknik të Alonsos dhe tash e tutje çdo ndeshje mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tij në stol.

    Pra, para kësaj përballjeje shumë të fortë dhe të tensionuar, Simeone gëzon besim të plotë nga klubi, ndërsa Alonso rrezikon dhe ndodhet nën presion të madh.

    Ndeshja mes Atleticos dhe Realit do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:00. 

    TË LIDHURA

    Ademi takohet me ministrin e Sportit, Blerim Gashani, uron për detyrën e re dhe diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    12/03/2026 15:23

    Dy javë para përplasjes në Bratisllavë, Kosova nuk po përgatitet vetëm për një ndeshje, po përgatitet për një faqe të re në historinë

    12/03/2026 14:13

    Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime!

    12/03/2026 13:54

    Agim Ademi iftar me Halil Kastratin dhe përfaqësues të futbollit në Shtëpinë e të Moshuarve

    11/03/2026 21:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.