Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Atmosferë e shkëlqyer, duam rezultat pozitiv” – Ajzeraj flet para ndeshjes me KuPS
    Ballina-1

    “Atmosferë e shkëlqyer, duam rezultat pozitiv” – Ajzeraj flet para ndeshjes me KuPS

    01/10/2025 18:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drita e Gjilanit po përgatitet për një moment historik këtë të enjte, pasi luan për herë të parë në një garë evropiane për klube në fazën e grupeve.

    Në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, skuadra nga Gjilani do të përballet me ekipin finlandez KuPS në një sfidë që do të zhvillohet në Tampere, nga ora 18:45.

    Ky është debutimi i klubit në një garë ndërkombëtar të UEFA-s, dhe atmosfera brenda skuadrës është e ngarkuar me pritshmëri dhe emocion.

    Përveç klubit, debutimin e tij në një garë evropiane do ta ketë edhe sulmuesi i krahut, Almir Ajzeraj, i cili shihet si një nga lojtarët kyç të Dritës në garat evropiane.

    “Është hera e parë për klubin dhe për mua si futbollist në këtë garë. Kemi punuar për ta pritur këtë ditë dhe besoj se jemi gati të paraqitemi sa më mirë në ndeshje”, ka thënë Ajzeraj.

    Ai ka vlerësuar ekipin finlandez për eksperiencën dhe cilësinë e lojtarëve të tij, duke theksuar se KuPS është një kundërshtar serioz, por Drita synon të kthehet në Kosovë me rezultat pozitiv.

    “Atmosfera nuk ka qenë kurrë më e mirë në ekip. Jemi përgatitur maksimalisht dhe presim të dalim me rezultat pozitiv”, ka shtuar Ajzeraj, duke reflektuar përkushtimin dhe motivimin e të gjithë skuadrës për këtë debutim historik evropian.

    TË LIDHURA

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41

    Këpuca e artë: Muriqi mbetet në top-pesëshe

    07/04/2026 19:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.