Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Austriakja Sorschag, krenare që do ta përfaqësojë Kosovën
    Ballina-1

    Austriakja Sorschag, krenare që do ta përfaqësojë Kosovën

    27/01/2023 23:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Austriakja Sophie Sorschag po ndihet tashmë pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Sorschag të premten mbrëma përmes një postimi në rrjetet sociale ka vlerësuar mundësinë që të garojë për Kosovën.

    Sorschag është garuese në kërcime me ski. Madje është garuese cilësore. Vjet ishte në Lojërat Olimpike, ndërsa më herët ishte kampione botërore në konkurrencë ekipore. Por Sorschag ka prishur marrëdhëniet me federatën austriake të skijimit dhe ishte në kërkim të një vendi tjetër për të përfaqësuar. Tashmë është zyrtarizuar marrëveshja që ajo të garojë për Kosovën. Ishin përmendur edhe destinacione të tjera, por në fund u arrit marrëveshja me Kosovën.

    “Jam krenare të përfaqësoj në të ardhmen Republikën e Kosovës, Komitetin Olimpik, Federatën e Skijimit dhe gjithë popullin e Kosovës në kërcime me ski. Faleminderit të gjithëve që më krijuan këtë mundësi, sidomos mbarë familjes sime, trajnerit Jure Radelj dhe familjes së tij. Po shikoj para drejt të ardhmes së suksesshme për të gjithë ne”, ka shkruar Sorschag.

    Sorschag është 24-vjeçare, ndërsa i ka disa suksese edhe në garat e Kupës së Botës, që janë kryesoret në këtë sport. Ajo vlerësohet me potencial për të fituar medalje të mëdha për Kosovën në të ardhmen. Punon me trajnerin slloven Radelj, ndërsa marrëveshja që Sorschag të garojë për Kosovën është firmosur më herët këtë javë.

    Ajo ka pushuar thuajse gjithë vitin e kaluar për shkak të një lëndimi të gjurit. Nuk do të paraqitet në këtë edicion, ndërsa për Kosovën pritet të garojë prej fillimit të stinorit të ardhshëm. Dhe shpresat janë të mëdha që ajo do të fitojë medalje në një sport ku Kosova nuk ka garuar ndonjëherë.

    Sorschag është sportistja më cilësore që Kosova ka natyralizuar deri më tani. Ajo ka marrë lejen nga austriakët që ta ndryshojë përfaqësuesen. Së shpejti pritet të pajiset me pasaportë të Kosovës.

    TË LIDHURA

    Interi mezi e mposht skuadrën japoneze

    21/06/2025 23:09

    Zyrtare: Lorik Boshnjaku transferohet te Gjilani

    21/06/2025 22:10

    Drilon Hazrollaj shënon golin e parë me Rapidin

    21/06/2025 20:42

    Zbulohet paga që Granit Xhaka do ta fitojë te Milani

    21/06/2025 18:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.