Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Autogoli i Xhakës i dhuron fitoren Juventusit, tifozët nuk përmbahen në rrjetet sociale (Pamjet)
    Ballina-2

    Autogoli i Xhakës i dhuron fitoren Juventusit, tifozët nuk përmbahen në rrjetet sociale (Pamjet)

    18/12/2022 00:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Granit Xhakës ka qenë protagonist për keq në miqësoren që Arsenal-i ka humbur 2-0 kundër Juventusit mbrëmjen e sotme. Mesfushori zviceran ka realizuar një autogol që i ka hapur rrugën fitores së bardhezinjve.

    Xhaka u kthye si titullar tek Arsenal-i pas aventurës në Kupën e Botës me Zvicrën. Megjithatë, ai ka bërë diferencën në mënyrën e gabuar duke dërguar topin në portën e tij gjatë një sulmi të Juventusit.

    Mesfushori ka mbetur keq kur ka parë se gabimi i tij i ka kushtuar shtrenjtë skuadrës dhe lojtarët e Juventus-it e kanë përkeqësuar situatën duke festuar para tifozëve të Emirates. Tifozët kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, me njërin që ka shkruar: “Xhaka do të mërzitet shumë për atë gabim”.

    Një tjetër deklaroi: “Nuk mund të mos flasim për Xhakën. Ccfarë nuk shkon me Xhakën?”. Një tjetër ka shkruar: “Xhaka është i pakontrollueshëm. Mund të marrë të kuq në çdo moment”. Një tjetër ka shtuar: “Ka kohë që Xhaka nuk luan më si Xhaka. Më mungonte kjo”.

    ARSENAL FC 0-1 JUVENTUS
    ⚽ 45+1' Granit Xhaka (Own Goal ↩️) | (#Juventus)pic.twitter.com/USYMx2vJ2o

    — All goals replay (@goalsreplayg) December 17, 2022
    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.