Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Aventurë e re për Bonuccin, arrihet marrëveshja me klubin turk
    Ballina-2

    Aventurë e re për Bonuccin, arrihet marrëveshja me klubin turk

    09/01/2024 21:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Leonardo Bonucci pritet të zbarkojë këtë të mërkurë në Stamboll, ku do të nisë një eksperiencë të re.

    Sipas raportimeve të medieve italiane është arritur marrëveshja mes mbrojtësit dhe klubit të Fenerbahce.

    Nesër në mëngjes ish-kapiteni i kombëtares italiane do të fluturojë drejt Turqisë për të nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në qershor.

    Zyrtarizimi pritet në ditët në vijim, më saktë më 11 janar, kur hapet edhe merkatoja në Turqi. Pas 18 javësh kampionat, Fenerbahce kryeson Superligën turke me 47 pikë së bashku me Galatasarayn. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.