Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Avioni luksoz 60-milionësh i Ronaldos, dhoma gjumi, tualet me dush, internet…
    Fun

    Avioni luksoz 60-milionësh i Ronaldos, dhoma gjumi, tualet me dush, internet…

    04/01/2023 22:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cristiano Ronaldo fluturoi drejt Arabisë Saudite, ku do të vijojë karrierën vitet e ardhshme, me një avion privat me vlerë 60 milionë stërlina.

    Edhe pse avioni 19-vendësh i përdorur nga Ronaldo është i vitit 2005, ai u rinovua plotësisht në vitin 2018 dhe ka një tualet VIP brenda, ku përfshihet edhe një dush.

    Avioni mbresëlënës ka një dhomë gjumi kryesore me një krevat të gjerë. Në kabinë ka tri krevate teke dhe dy krevate të tjera dopio.

    Në avion është instaluar teknologjia e fundit për video-konferenca si dhe ka internet, që do të thotë se punosh nga qielli.

    Rolando mund t’ia lejojë vetes një luks të tillë, pasi për një vit fiton rreth 200 milionë euro. Kjo do të thotë se pasi t’i përfundojë kontrata në vitin 2030 (pasi të lërë futbollin, do të jetë ambasador i Arabisë Saudite në fushatën e saj për të organizuar Kupën e Botës) do t’i shtojë llogarisë së tij rreth 1 miliard euro.

    TË LIDHURA

    Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

    18/02/2026 14:26

    Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi në ekipin ideal të javës në Zvicër

    16/02/2026 15:48

    Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

    16/02/2026 13:02

    Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

    15/02/2026 21:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.