Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Avokati Arianit Koci: Flamuri i Kosovës nuk është hequr gjatë pjesës zyrtare në Beograd
    Ballina-1

    Avokati Arianit Koci: Flamuri i Kosovës nuk është hequr gjatë pjesës zyrtare në Beograd

    03/04/2025 20:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Avokati Arianit Koci ka thënë se flamuri i Kosovës nuk është hequr gjatë pjesës zyrtare në Beograd.

    “Kjo është e vërteta. Posa fola me Agim Ademin, kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës. Ai konfirmoi se gjatë gjithë pjesës zyrtare të punimeve në Beograd, flamuri i Republikës së Kosovës ka qenë i vendosur përkrah flamujve të të gjitha shteteve anëtare të UEFA-s”, ka shkruar Koci.

    Sipas tij, është hequr vetëm pas përfundimit të takimit – kur gjithçka kishte marrë fund.

    “E gjithë kjo farsë e Serbisë është sajuar për konsum të brendshëm politik. Tentimi për ta paraqitur pjesëmarrjen e Kosovës si të parëndësishme apo të diskutueshme është mashtrim i zakonshëm politik, jo realitet sportiv. Kosova është anëtare e barabartë në UEFA dhe FIFA – me të gjitha të drejtat dhe simbolet shtetërore. Faktet nuk i ndal askush. Flamuri ynë ka qenë aty – me dinjitet dhe në mënyrë të ligjshme”, ka shkruar Koci. /Ballkani.info/

    TË LIDHURA

    Florent Muslija për FIFA: Kosova do të japë gjithçka për të arritur në Kupën e Botës

    13/03/2026 12:50

    Ademi takohet me ministrin e Sportit, Blerim Gashani, uron për detyrën e re dhe diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    12/03/2026 15:23

    Dy javë para përplasjes në Bratisllavë, Kosova nuk po përgatitet vetëm për një ndeshje, po përgatitet për një faqe të re në historinë

    12/03/2026 14:13

    Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime!

    12/03/2026 13:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.