Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Avokatja e Hakimit thotë se marokeni është subjekt i tentativës së shantazhit
    Ballina-2

    Avokatja e Hakimit thotë se marokeni është subjekt i tentativës së shantazhit

    03/03/2023 17:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas lajmeve të sotme se Achraf Hakimi është akuzuar për përdhunim, avokatja e lojtarit, Fanny Colin, i ka mohuar edhe një herë akuzat dhe tha se beson se klienti i saj është subjekt i tentativës së shantazhit.

    Marokeni akuzohet nga një grua 24-vjeçare për përdhunim dhe ngjarjet e supozuara thuhet se ndodhën të shtunën e kaluar pasi ajo kishte ardhur në shtëpinë e tij në Boulogne-Billancourt. Ajo shkoi të nesërmen në një stacion policor, duke shpjeguar se nuk donte të niste veprime ligjore.

    Colin ka shpjeguar se zhvillimi i ri në çështje – i cili u zbulua nga “Le Parisien” të hënën mbrëma – ishte procedurë standarde për akuzat për përdhunim dhe se do t’i lejonte Hakimit të mbrohej kundër akuzave.

    Ajo tha se seanca dëgjimore e 24-vjeçarit u krye me kërkesën e tij eksplicite dhe reprezentuesi i Marokut i mohoi të gjitha akuzat.

    Colin për “L’Equipe” tha: “Pas disa orësh seanca, ajo që unë marr nga ajo është se ajo nuk ka bërë kallëzim ligjor, ka refuzuar t’i nënshtrohet ndonjë testi mjekësor apo psikologjik dhe ka refuzuar të përballet me Achraf Hakimin, edhe pse akuzat qëndrojnë vetëm mbi fjalët e saj. Më duket se sipas elementeve që janë në duart e policisë gjyqësore, zoti Hakimi në këtë rast ka qenë subjekt i tentativës së shantazhit”.

    Avokatja e gruas së dyshuar që është viktimë, Rachel-Flore Pardo, nuk deshi t’i përgjigjej akuzës dhe tha se “klientja ime ka zgjedhur t’u besohet autoriteteve dhe do të flasë vetëm para tyre”,  duke shtuar se ajo nuk dëshironte të publikonte rastin.

    TË LIDHURA

    Interi mezi e mposht skuadrën japoneze

    21/06/2025 23:09

    Zyrtare: Lorik Boshnjaku transferohet te Gjilani

    21/06/2025 22:10

    Drilon Hazrollaj shënon golin e parë me Rapidin

    21/06/2025 20:42

    Zbulohet paga që Granit Xhaka do ta fitojë te Milani

    21/06/2025 18:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.