Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Avullohen” thuajse gjitha biletat për sfidën Ballkani – Sivasspor, më pak se 1 mijë e 500 vende të lira
    Ballina-1

    “Avullohen” thuajse gjitha biletat për sfidën Ballkani – Sivasspor, më pak se 1 mijë e 500 vende të lira

    10/10/2022 14:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Paraqitja mbresëlënëse dhe fitorja e Ballkanit në ndeshjen e rrethit të tretë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës kundër Sivassporit (3:4) në Turqi, ka bërë që interesimi për takimin e protagonistët e njëjtë që luhet në Prishtinë të enjten të jetë tejet i madh, raporton Demokracia.com.

    Dy ditë pas daljes në shitje të biletave onlinë për duelin që do të zhvillohet në stadumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, janë shitur më shumë se 10 mijë bileta.

    Bazuar në sajtin për blerjen e biletave “Kosovo.tm.vivaticket.com”, Demokracia.com raporton se në treg kanë mbetur vetëm edhe 1 mijë e 363 bileta të lira, deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

    Sipas të dhënave, sektori V3 posedon më së shumti bileta të lira, saktësisht 374 bileta të lira.

    Çmimet e biletave për këtë ndeshje nisin nga 2 euro për sektorin në Veri dhe Jug, 5 euro në Lindje, 10 euro në pjesën e Perendimit dhe 40 euro për zonën VIP.

    Tempulli “Fadil Vokrri” ka kapacitet prej 13 mijë e 500 ulëseve për tifozë, çka do të thotë se biletat pritet të shiten të gjitha një ditë para ballafaqimit.

    Përballja ndërmjet Ballkanit dhe Sivassporit luhet të enjten me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Sfida e të enjtes i takon Grupit G në Ligën e Konferencës. Ballkani i prijnë grupit me katër pikë, po aq sa kanë edhe Sivasspori, Slavia Praha dhe Cluji.

    Për t’u pajisur me biletë për ndeshjen në fjalë kliko KËTU.

    TË LIDHURA

    Emërllahu pas golit të parë me Kosovën: Ia dedikoj familjes dhe bashkëlojtarëve

    06/06/2025 21:57

    Zabërgja: Ndjenjë e jashtëzakonshme që të luash për Kosovën

    06/06/2025 21:37

    Kosova vazhdon me fitore, “shpërthen” ndaj Armeninë

    06/06/2025 20:56

    Tottenhami e shkarkon Ange Postecogloun, pavarësisht triumfit në Ligën e Europës

    06/06/2025 18:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.