Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Aziz Salihu diagnostikohet me Alzheimer
    Ballina-2

    Aziz Salihu diagnostikohet me Alzheimer

    06/08/2025 19:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Legjenda kosovare e boksit, Aziz Salihu, është diagnostikuar me Alzheimer. Lajmi është konfirmuar nga e bija e tij, Monika, që ka shkruar se familja është e bashkuar në mbështetjen e legjendës.

    “Dashamirë të nderuar, miq e familjarë, dua të ndaj me ju dhimbjen. Babi (Zizi Olimpiku) është diagnostifikuar me sëmundjen e Alzajmer. Kemi qenë gjithmonë bashkë si familje dhe do t’jemi sa t’kem jetë… Sprovat janë për çdo derë, për çdo shtëpi. Nuk mund të gënjen për dhimbjen se nuk është vetëm prindi im, por vetë jeta… Unë jam dhe do të vdes si QIKA E BOKSERIT… Aziz Salihu sa e ka dashtë familjen e vet, e ka dashtë Kosovën dhe popullin. Edhe sot ju don me shpirt edhe pse sot ai është ndryshe. I juaji Zizi Olimpiku”, ka shkruar Monika në Instagram.

    Salihu, 71-vjeçar, është ndër sportistët më të suksesshëm në historinë e boksit shqiptar. Ai ka qenë kampion i shumëfishtë i Jugosllavisë ndërsa në Lojërat Olimpike të 1984-s në Los Angeles, si përfaqësues i Jugosllavisë, mori medaljen e bronztë. 

    Alzheimeri është çrregullim neurodegjenerativ që ndikon në kujtesë, të menduar dhe sjellje. Është forma më e zakonshme e demencës dhe zakonisht prek të moshuarit mbi 65-vjeç. Simptomat nisin me harresë të lehtë e përkeqësohen gradualisht deri në humbje të aftësive për të kryer veprimtari të përditshme.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.