Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Babai i Granit Xhakës i reagon live Zana Avdiut: Trup të kesh, Graniti është gjak shqiptari
    Ballina-2

    Babai i Granit Xhakës i reagon live Zana Avdiut: Trup të kesh, Graniti është gjak shqiptari

    05/12/2022 00:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Analistja Zana Avdiu është e ftuar në emisionin “Favoriti i Botërorit” në Televizion T7.

    Ajo u bë virale me një postim që e kritikonte Granit Xhakën për gjestin që e bëri në ndeshjen e Zvicrës ndaj Serbisë.

    Kjo bëri që debati të ndizej dhe babai i Granitit, Ragipi u inkuadrua në lidhje direkte.

    Ai tha se Avdiut duhet t’i vijë turp që e quan Xhakën rrugaç.

    “Nuk jam njeri i televizioneve e i kamerave. Jam njeri i sakrificës, i punës dhe burgjeve. Desha asaj zonjës, Zanës, t’ia përkujtoj. Një të tregoj se kush jam. Ajo kurr mirret me një fjalë rrugaç, t’i vjen turp, ajo nuk e di çfarë është sporti, çfarë është krenaria. I kundërvihet një djali që është gjak shqiptari, që na bën të gjithë shqiptarëve krenar. I thotë Granitit rrugaç. Po më vjen keq si një femër me shkru një fjali. Më së pari të ma tregon fjalën rrugaç. Ndoshta prej efektit mundesh me ndodh. Asnjë fjalë nuk e dëgjova për thirrjet e Serbisë. Familja Xhaka nuk është dorëzu asnjëherë ndaj pushtuesve. Graniti nuk e ka bo gjestin politik as shovinist as asgjë. Atë gjest nuk e ka bo as me fye kërkon, as me sha kërkon. Është turp i saj t’i mbrojë ato teza të Serbisë. Xhaka i tregoi botës që këta (e ka fjalën për Serbinë) na kanë dhunuar nënat tona, vajzat tona”, tha Ragip Xhaka në T7.

    TË LIDHURA

    Zyrtare: Hamdi Namani përforcimi i radhës i Prishtinës

    14/06/2025 23:14

    Distria Krasniqi fiton edhe duelin e dytë, kalon në çerek-finale

    14/06/2025 14:43

    Qytetet dhe stadiumet mikpritëse të Kupës së Botës për Klube në SHBA

    14/06/2025 10:40

    Fitore e Novi Pazarit ndaj federatës serbe, UEFA ia lejon pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës klubit nga Sanxhaku

    13/06/2025 23:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.