Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Babai i Luis Díaz është liruar nga guerrilasit kolumbianë, iu dorëzua Kombeve të Bashkuara
    Ballina-1

    Babai i Luis Díaz është liruar nga guerrilasit kolumbianë, iu dorëzua Kombeve të Bashkuara

    10/11/2023 09:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Babai i futbollistit të Liverpoolit Luis Díaz është liruar nga guerrilasit e krahut të majtë që e rrëmbyen atë 13 ditë më parë. Lajmin e kanë bërë të ditur burime policore dhe media lokale.

    Luis Manuel Díaz iu dorëzua Kombeve të Bashkuara dhe zyrtarëve të kishës katolike nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN). Ai u rrëmbye më 28 tetor në vendlindjen e familjes, Barrancas. Bashkë me të u rrëmbye edhe nëna e futbollistit, por brenda pak orësh gruaja u lirua.

    Mediat lokale thanë se zoti Díaz ka udhëtuar me helikopter ushtarak në qytetin e Valledupar. Atje ai do t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor përpara se të kthehej te familja e tij. Ata gjithashtu cituan autoritetet të kenë thënë se ai ishte në një gjendje të mirë shëndetësore, pa shenja keqtrajtimi. Sipas gazetës El Tiempo, kishte skena lotësh në lagjen ku jetonte çifti, me anëtarët e familjes që morën makinat e tyre për të dalë nëpër rrugë duke festuar. Shumica prej tyre ishin të veshur me fanella të skuadrës së Liverpool me numrin 23 dhe emrin e Luis Díaz.

    REAGIMET PËR LIRIMIN E BABAIT TË DIAZ

    Luis Alfonso Díaz, një kushëri i babait të futbollistit, i tha Caracol Radio se ishte “emocionale” të mësoje se ai ishte liruar “pas kaq shumë ditësh trishtimi”. “Ndjejmë një kënaqësi të madhe, jemi të kënaqur që ka marrë fund”, shtoi ai. Presidenti Gustavo Petro ka reaguar në X, dikur Twitter, me mesazhin: “Rroftë Liria dhe Paqja”. Federata Kolumbiane e Futbollit lëshoi një deklaratë duke falënderuar të gjithë ata që janë përgjegjës për lirimin e Luis Manuel Díaz, duke përfshirë qeverinë, ushtrinë dhe policinë. Ata shtuan: “Futbolli është pasion në paqe. Askush të mos mendojë të sulmojë përsëri këtë realitet.”

    Në ditën e rrëmbimit, çifti u kap nga persona të armatosur teksa kishin ndalur në një pikë karburanti në Barrancas, në provincën veriore të La Guajira. Rrëmbyesit më vonë e lëshuan nënën e Luis Díaz, Cilenis Marulanda, por morën me vete babanë e tij.

    TË LIDHURA

    Ballkani nuk lejon befasi, bën hapin e madh drejt raundit tjetër

    22/07/2025 22:34

    Një pjesë e parë fantastike, por Drita dorëzohet në 45 minutat e dyta ndaj Copenhagen

    22/07/2025 21:06

    “Një muaj nga ‘derisa vdekja të na ndajë’” | Reagon për herë të parë bashkëshortja e Diogo Jotës që pas vdekjes së tij, ndan fotot prekëse nga dasma e tyre

    22/07/2025 18:33

    E kryer, Gyokeres tek Arsenali

    22/07/2025 16:04
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.