Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Babai i tij është i lindur në Prishtinë, Avdija: Të luaj për Izraelin është nderi më i madh
    Ballina-2

    Babai i tij është i lindur në Prishtinë, Avdija: Të luaj për Izraelin është nderi më i madh

    25/07/2025 16:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Deni Avdija është basketbollisti i Izraelit që bën karrierë në NBA. 24-vjeçari, që ka shtetësi të Izraelit dhe të Serbisë, luan për Portlandin. Ai është djali i ish-basketbollistit të njohur në ish-Jugosllavi, Zufer Avdija.

    Zufer Avdija, tani 65-vjeçar, është i lindur në Prishtinë. Ai është i nacionalitetit goran, ndërsa për shumë dekada jeton në Izrael. Zufer Avdija e nisi karrierën tek Elektrokosova në Prishtinë, ndërsa në vitin 1979 iu bashkua Cërvena Zvezdës së Beogradit ku qëndroi një dekadë. Më pas luajti gjatë në Izrael. 

    Sa ishte në Prishtinë, fillimisht kishte nisur në klubin e futbollit Ramiz Sadiku, si portier.

    Deni Avdija do ta udhëheqë Izraelin në Eurobasket 2025, që mbahet pas disa javësh.

    “Dua ta lë NBA-në mënjanë, pasi ekipi nacional i Izraelit është i pari dhe më i rëndësishmi për momentin. Dhe është nderi më i madh që një basketbollist mund ta ketë”, ka thënë Deni Avdija, shkruan sajti zyrtar i FIBA-s.

    “Jam shumë krenar që e përfaqësoj ekipin nacional. Është shumë e rëndësishme për ne dhe mendoj që është më shumë se basketboll”, ka theksuar Avdija. Nëna e tij është izraelite.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.