Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Babë e bijë në shërbim të Kosovës: Vajza fiton medalje në Izrael, babai e ruan rendin qe dy javë në veriun e tensionuar
    Ballina-2

    Babë e bijë në shërbim të Kosovës: Vajza fiton medalje në Izrael, babai e ruan rendin qe dy javë në veriun e tensionuar

    22/12/2022 16:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Laura Fazliu ia zbardhi fytyrën Kosovës dje me medaljen e argjendtë që e siguroi në garën prestigjioze të xhudos, “Jerusalem Masters 2022”.

    Por, ajo nuk është e vetmja nga familja mitrovicase që po i shërben atdheut.

    Në fakt, edhe babai i saj, Musli Fazliu është duke e bërë krenar vendin e tij.

    Babai i Laurës po e kryen me nder detyrën që i është dhënë, siç shkruan “Gazeta Express”, duke e ruajtur rendin dhe qetësinë në veri të Kosovës ku situata është mjaft e brishtë dhe jostabile, me grupet kriminale të struktureve paralele serbe që janë prezente dhe me persona të maskuar që lëvizin kohë pas kohe nëpër qytet.

    Laura ndihet krenare me babanë e saj, i cili, bashkë me pjesëtarët e tjerë të Policisë së Kosovës, po qëndrojnë në veri në misionin e tyre qe afro dy javë.

    E derisa Laura po luftonte po e festonte medaljen e saj në Jerusalem, babai i saj në të njëjtën kohë ishte në veri me detyrën për sundim të ligjit.

    “Babi është në veri për rreth 12-13 ditë. Ndihem krenare për të. Ai po e bën punën e vetë, si çdo polic tjetër”, thotë Fazliu për “Gazetën Express”.

    Ndërkohë, xhudistja mitrovicase është e fokusuar në karrierën e saj të ndritshme që e ka përpara.

    Nënkampionia e Evropës po e shijon çdo moment të suksesit të djeshëm, i cili ia hap rrugët e sigurimit të pikëve olimpike, pra pjesëmarrjes në Olimpiadën e Parisit më 2024.

    Ajo mposhti xhudiste të fuqishme para se ta fitonte të argjendtën.

    “Jam shumë e lumtur për këtë medalje. Është hera ime e parë që marr pjesë në Masters. Me këtë medalje e kam parë që jam në rrugën e duhur drejt Olimpiadës. Normal, qëllimi kryesor është Olimpiada, synimet i kam aty”, shton ajo.

    Pa diskutim, merita të mëdha për sukseset e Laura Fazliut ka trajneri Driton Kuka, i cili njihet për nxjerrjen e kampioneve olimpike, shkruan “Gazeta Express”.

    “Laura Fazliu ishte e mrekullueshme sot, pothuajse e çmendur. Mposhti kolore botërore deri në finale. Rrugëtimi i saj drejt Olimpiadës është i sigurt, s’ka më dilema aspak. Ajo i mori 1260 pikë olimpike”, ka shkruar trajneri më i mirë në botë në rrjetin social “Facebook”.

    Laura Fazliu synon ta ndjek rrugën e Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës e Distria Krasniqit. 

    TË LIDHURA

    Agim Ademi: Me këta futbollistë që kemi dhe me ata që janë në ardhje, Kombëtarja nuk do të ketë telashe për lojtarë në 10 vjetët e ardhshme

    17/06/2025 11:00

    Kampionia e Kosovës, Drita nesër mëson kundërshtarin e saj në Ligën e Kampionëve

    16/06/2025 23:15

    Chelsea e nis Kupën e Botës për Klube me fitore, triumfon ndaj Los Angeles

    16/06/2025 23:11

    Fituesi i medaljes olimpike me Iranin do ta përfaqësojë Kosovën në peshëngritje

    16/06/2025 22:05
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.