Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bajoku nuk ia del, boksi mbetet me një normë olimpike
    Ballina-2

    Bajoku nuk ia del, boksi mbetet me një normë olimpike

    28/05/2024 21:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Boksieri Bashkim Bajoku është eliminuar nga turneu kualifikues për normë olimpike “Parisi 2024”. Bajoku i kategorisë deri 57 kilogramë u mposht të martën nga boksieri Asror Vokhidov i Taxhikistanit. Bajoku pësoi humbje 5:0.

    Ndërkohë, vëllai i tij Shpetim Bajoku nuk u ngjit në ring. Ai nuk u lejua nga mjeku të paraqitet në ring.

    Ishte ky rasti i fundit për boksierët për të siguruar normë olimpike. Më herët normën e siguroi Donjeta Sadiku. Sadiku do të jetë boksierja e vetme që do ta përfaqësojë sportin e boksit në olimpiadën e Parisit. Normën për “Parisi 2024” e kanë siguruar edhe pesë xhudistë.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.