Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bajoku pas fitores ndaj boksierit të Serbisë: Më motivoi situata në veri
    Ballina-1

    Bajoku pas fitores ndaj boksierit të Serbisë: Më motivoi situata në veri

    27/09/2023 19:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shpëtim Bajoku njihet si boksier shumë i motivuar. Të mërkurën kishte motiv shtesë për të dalë triumfues nga ringu.

    Triumfues edhe doli në hapje të Kampionatit Ballkanik në Albena të Bullgarisë. Në meçin e kategorisë deri 67 kilogramë, Bajoku “shkatërroi” boksierin nga Serbia, Semiz Aliçiq.

    Bajoku thotë se ishte i motivuar ta fitonte meçin ndaj boksierit serb pas situatës së fundit në veri.

    “Nga momenti kur mësova kundërshtarin, isha i emocionuar e po ashtu ndjeva edhe presion, sepse nuk e dija se si do të kaloja përballë serbit. Situata në veri më bëri më të fuqishëm që unë ta fitoja luftën ndaj serbit. Dëshira ishte e madhe ta fitoja këtë luftë ndaj boksierit serb. Ia dola për mrekulli me fuqinë që na ka dhënë Zoti. Triumfi ndaj serbit më bëri të ndihem sikur kam fituar medaljen e artë”, ka thënë Bajoku për Kohën, pak pas meçit në kompleksin bregdetar në Bullgari.

    Bajoku ishte dukshëm më i mirë në tri raundet. Dha goditje të vazhdueshme e pranoi fare pak.

    Pasi gjyqtari i ringut shpalli kosovarin fitues, boksieri serb bëri veprim antisportiv. Ai nuk ia zgjati dorën boksierit të Kosovës.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.