Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bajrami: Goli më i bukur i karrierës, çfarë i thashë babait pas golit
    Ballina-1

    Bajrami: Goli më i bukur i karrierës, çfarë i thashë babait pas golit

    07/09/2023 23:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Perla e Nedim Bajramit i dhuroi Shqipërisë një pikë në barazimin 1-1 ndaj Çekisë në Pragë, sfidë e vlefshme për grupin E të eliminatoreve të Euro 2024.

    Në prononcimin për emisionin “KUQEZI” në SuperSport, fantazisti i Sassuolos në Serie A, foli rreth ndeshjes, eurogolit që i dhuroi kuqezinjve një pikë tepër të rëndësishme dhe festës e bisedës me babanë e tij.

    “Goli më i bukur i karrierës? Po, besoj se është goli më i bukur i karrierës. Jam shumë i lumtur që ndihmova skuadrën. Të vazhdojmë kështu, ndeshja e radhës është afër. Të vazhdojmë si sot.

    Kemi shumë kualitet në skuadër, duhet të shfrytëzonim rastet. Çekia është skuadër fizike. Nuk kishim shumë raste, por i shfrytëzuam ato raste që kishim.

    Çfarë mungoi në ofensivë? Futbolli kështu është, një rast një gol. Të përmirësojmë ato gjëra që nuk kemi bërë shumë mirë.

    Roli në fushë? Jam i lumtur. Ndihem shumë mirë pas sulmuesit. Çdo lojtar duhet të japë maksimumin, të vazhdojmë kështu.

    A e ndjej besimin e trajnerit Sylvinho? Ai më ka ndihmuar shumë mentalisht. Kam shumë vetbesim me Sylvinhon. Duhet të vazhdoj kështu, që të ndihmoj sa më shumë skuadrën.

    E festova golin me babin, i thashë që të dua shumë. Shpresoj të shënoj edhe ndaj Polonisë”, u shpreh 24-vjeçari nga Tetova.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.