Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bajrami vendimtar, e dërgon Rangersin në finalen e Kupës së Ligës
    Ballina-2

    Bajrami vendimtar, e dërgon Rangersin në finalen e Kupës së Ligës

    03/11/2024 19:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i krahut, Nedim Bajrami, ka shënuar gol në minutën e 81-të për ta kualifikuar Rangersin në finale të Kupës së Ligës Skoceze.

    Rangersi të dielën e eliminoi Motherwellin si mysafir në gjysmëfinale me rezultatin 2:1. Bajrami e shënoi golin e fitores për 2:1.

    ⚽️GOAL🏴󠁧󠁢󠁳󠁣󠁴󠁿 | Motherwell 1-2 Rangers | Nedim Bajramipic.twitter.com/jBQ1owPhzN

    — Goals Xtra (@GoalsXtra) November 3, 2024

    Vendësit kaluan të parët në epërsi  në minutën e 25-të me golin që e realizoi Andy Halliday. Në minutën e 49-të, Cyriel Dessers i barazoi shifrat për vendësit.

    Bajrami e kompletoi ndeshjen.

    Në finale, Rangersi do të takohet me Celticun më 15 dhjetor. Në gjysmëfinale, Celticu të shtunën e eliminoi Aberdeenin me rezultatin e thellë 6:0.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.