Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ballafaqimi me tifozët pas humbjes, Gattuso “shfryhet” ndaj kameramanit (Video)
    Ballina-1

    Ballafaqimi me tifozët pas humbjes, Gattuso “shfryhet” ndaj kameramanit (Video)

    30/01/2023 16:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Valencia ndodhet në krizë totale. Tetë humbje në 18 javë kampionat, vetëm një pikë mbi zonën e ftohtë dhe tri humbje në katër ndeshjet e fundit. Tifozët kanë reaguar pas disfatës 1-0 ndaj Valladolid.

    Një pjesë e tyre kishin dalë në aeroport për të protestuar ndaj presidentit Peter Lim. Mes tyre ishte edhe Ramon Castro, lider i një prej grupimeve që mbështet Valencian.

    Ky i fundit po bisedonte me Gennaro Gattuson, i cili ishte i vetmi që shkoi për të dëgjuar pretendimet e tifozëve të mërzitur.

    “E di që kampionati është i gjatë, ti je guximtar, e di që lojtarët janë të rinj, por do e marrim veten”, u shpreh Castro, ndërkohë që tekniku italian ia ktheu: “Unë nuk mendoj se problemi janë të rinjtë”.

    Dukshëm nervoz, një tipar që e ka karakterizuar edhe kur “luftonte” në fushë si futbollist, Gattuso humbi plotësisht durimin dhe u kap me një kameraman që po filmonte skenën.

    Trajneri vendosi duart përpara kameras dhe e shtyu atë. Ndërkohë, tifozët e pranishëm me thirrjet e tyre tentuan të frenonin zemërimin e tij.

    TË LIDHURA

    Gianni Infantino këmbëngul se lojtarët e duan Kupën e Botës për Klube

    22/06/2025 12:27

    Interi mezi e mposht skuadrën japoneze

    21/06/2025 23:09

    Zyrtare: Lorik Boshnjaku transferohet te Gjilani

    21/06/2025 22:10

    Drilon Hazrollaj shënon golin e parë me Rapidin

    21/06/2025 20:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.