Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Ballisti” deklarohet për herë të parë për mesazhin “Zoti është shqiptar”
    Ballina-2

    “Ballisti” deklarohet për herë të parë për mesazhin “Zoti është shqiptar”

    29/11/2023 21:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, në stadium u shfaq një banderolë me shprehjen “Zoti është shqiptar”, e thënë nga tifozi Ballist Morina.

    Kjo deklaratë që mori shumë vëmendje dhe reagime të shumta, u sqarua nga vetë Morina.

    Tifozi tha se qëllimi i kësaj banderole nuk është negativ dhe se e kanë keqkuptuar. Një temë që u bë diskutim në rrjete sociale apo emisione nga komentues të ndryshëm por edhe futbollistë, duke e quajtur si veprim të tepruar.

    “Zoti është shqiptar është sinonim i shprehjes së Pashko Vasës “Oj Shqipëri e mjera Shqipëri”. Unë jam mysliman. Një pjesë e shoqërisë se klerikëve më kanë keqkuptuar. Shprehja është metaforike. Nuk tregon realisht atë që shihet shabllon”.

    “Po jetojmë në një moment shumë të vështirë. Kjo ka qenë një mesazh përbashkues, komplet e kundërta nga çfarë jam akuzuar nga disa nga klerikët që më kanë akuzuar.  Zoti është i të gjithëve”, tha Morina për “Ftesë në 5”.

    “Supertifozi” i Kombëtares tregoi se çfarë i thanë prindërit e tij në kontaktin e parë pasi kishte ngritur dronin në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.