Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ballkani del me një njoftim për biletat e ndeshjes kundër Ludogoretsit, stadiumi ende në dyshim
    Ballina-1

    Ballkani del me një njoftim për biletat e ndeshjes kundër Ludogoretsit, stadiumi ende në dyshim

    05/07/2023 22:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani do të ndeshet me skuadrën e Ludogoretsit në fazën e parë kualifikuese të Champions League.

    Ndeshjen e parë Ballkani e zhvillon javën e ardshme si vendas më 11 korrik.

    Kur kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga ndeshja e parë, ende nuk kanë dal në shitje biletat, gjë që janë interesuar një numër i madh i tifozëve.

    Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se arsyeja pse nuk kanë dal në shitje biletat për ndeshjen ndaj Ludogoretsit, është se ende nuk është caktuar stadiumi ku do të luhet ndeshja.

    Njoftimi i plotë:

    Të dashur tifozë,

    Fillimisht ju falenderojmë për interesimin e jashtëzakonshëm që po e tregoni, lidhur me biletat për ndeshjen ndaj Ludogorets, në UEFA Champions League.

    Duke qenë se ende nuk është përcaktuar përfundimisht se në cilin stadium do të zhvillohet takimi i parë kualifikues, ne nuk po mund t’i plasojmë në shitje biletat.

    Jemi duke pritur edhe ne me padurim që kjo të qartësohet, andaj në momentin kur ta kemi të konfirmuar, do të iu njoftojmë menjëherë.

    Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju falenderojmë që i rrini besnik kampionit të Kosovës, në rrugëtimin evropian.

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.