Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ballkani demanton lajmet se nuk i ka paguar futbollistët tash e tre muaj, paralajmëron padi
    Ballina-1

    Ballkani demanton lajmet se nuk i ka paguar futbollistët tash e tre muaj, paralajmëron padi

    15/03/2023 19:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kampioni aktual i Kosovës, FC Ballkani nuk po kalon formë të mirë. Ai në pesë ndeshjet e fundit ka tre barazime dhe dy humbje, madje humbja e fundit ishte shumë e dhimbshme pasi u eliminua nga Kupa e Kosovës.

    Ishte Prishtina ajo që e mposhti me rezultat 2:0.

    Kjo formë jo e mirë e therandasve u komentua në mënyra të ndryshme , madje u tha se futbollistët nuk janë paguar tash e tre muaj dhe sigurisht që kjo ka reflektuar në skuadër.

    Megjithatë këto lajme i ka demantuar Ballkani duke thënë se janë tendencioze pasi asgjë të vërtet nuk ka.

    Postimi i plotë i FC Ballkanit:

    Reagim, 

    Të dashur tifoz 🧡🖤

    Duke e shfrytëzuar situatën sportive, ku si skuadër po kalojmë krizë rezultatesh, dikush ka ndërmarr një “ofensivë” linçuese, ku klubi që shkroi historinë ndërkombëtare të futbollit kosovar, akuzohet se nuk po i paguan lojtarët, qe 3 apo 4 muaj.

    Fc Ballkani demanton fuqishëm çdo lajm të rremë në këtë aspekt, derisa sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, ne tashmë kemi bërë padi ndaj një personi që e nxori këtë shpifje në publik, ashtu siç do të veprojmë edhe ndaj të gjithë atyre që tentojnë ta përlyejnë emrin e pastër të klubit.

    Rezultatet momentale të ekpit janë krye këput të aspektit sportiv, që lidhen me shumë faktorë, nga ngarkesa e kalendarit, lëndimet e futbollistëve, adaptimi i ngadalshëm i ardhjeve të reja, e poashtu edhe te forma e momentit. Nga kjo, bashkë me stafin teknik,dhe keta lojtar qe shkruajten historine do të dalim e do t’i kthehemi rezultateve pozitive.

    Por assesi asgjë s’ka të bëj me shpifjet e ulta tendencioze.

    Na priftë e mbara Suhareka Jonë 🙏🧡. 

    TË LIDHURA

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21

    Ronaldo vendos për të ardhmen

    25/06/2025 19:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.