Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ballkani dështon ndaj ekipit të rënë nga Superliga
    Ballina-2

    Ballkani dështon ndaj ekipit të rënë nga Superliga

    21/04/2025 17:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Feronikeli 74 edicionin e ardhshëm do të paraqitet në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Nuk ka siguruar mbijetesën në Superligë. Por të hënën siguroi një pikë ndaj kampionit Ballkanit.

    Skuadra nga Drenasi ka ndalur Ballkanin në barazim 3:3. Ndeshja Feronikeli 74 – Ballkani u zhvillua të hënën pasdite në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas dhe i ka takuar javës së 30-të të elitës së futbollit kosovar.

    Ballkani kaloi i pari në epërsi me golin e shënuar nga Almir Ajzeraj në minutën e shtatë. Në minutë ne 23-të, Sokol Kiqina shënoi golin e barazimit 1:1, ndërsa Ballkani ktheu sërish epërsinë në minutën e 39-të. Për 2:1 shënoi Eris Abedini.

    Me rezultat 2:1, përfundoi pjesa e parë. Por Kiqina doli sërish në skenë dhe në minutën e 47-të. Ai shënoi supergol nga distanca për rezultatin 2:2.

    Për 3:2 në të mirë të Ballkanit shënoi Almir Oda. Ai realizoi në minutën e 70-të. Por ekipi nga Drenasi, nuk u dorëzua. Dy minuta pa përfunduar ndeshja, Amend Kryeziu shënoi për rezultatin 3:3.

    Me barazimin ndaj Feronikelit 74, Ballkani ka bërë një hap prapa në garën për titull. Ballkani tani është 12 pikë prapa lideres Dritës. Deri në fund kanë mbetur edhe gjashtë xhiro. Feronikeli 74 është i fundit me 15 pikë.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.