Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ballkani dhe Llapi kryejnë detyrën, Gjilani ndalet nga Ferizaj
    Ballina-2

    Ballkani dhe Llapi kryejnë detyrën, Gjilani ndalet nga Ferizaj

    11/02/2023 17:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Këtë të shtunë u zhvilluan tri ndeshjet e para të stinorit pranveror ose javës së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.

    Kampioni në fuqi, Ballkani, e nisi me fitore në udhëtim kundër Malishevës.

    Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” përfundoi me rezultatin 2:4.

    Albion Rrahmani shkëlqeu në këtë ndeshje duke realizuar het-trik, teksa goli tjetër u shënua nga Veton Tusha.

    Për vendasit shënuan Ilir Mustafa dhe Drilon Hazrollaj.

    Ballkani pas kësaj fitore ka 41 pikë dhe tani prin në tabelë, me tri pikë më shumë se Drita, që nesër luan ndaj Trepçës ’89.

    Malisheva është e teta me 19 pikë.

    Fitore në udhëtim sot regjistroi edhe Llapi, që mposhti Drenicën minimalisht 0:1.

    Francisko Rivera e shënoi golin e vetëm dhe të tri pikëve për llapjanët nga pika e penalltisë. Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit.

    Llapi tani ka 23 pikë dhe pozicionohet i pesti në tabelë, kurse Drenica është e shtata me tri pikë më pak.

    Ndeshja tjetër e zhvilluar në Gjilan, mes Gjilanit dhe Ferizajt, nuk prodhoi fitues, duke u mbyllur baras dhe pa gola.

    Dy kartonë të kuq u ndanë në këtë takim. Besar Musolli i vendasve dhe Behar Bardhi i mysafirëve ishin të përjashtuarit.

    Gjilani është i treti në tabelë me 28 pikë, kurse Ferizaj i fundit (10) me 14 pikë.

    TË LIDHURA

    Superylli Messi me supergol ia siguron fitoren Inter Miamit

    19/06/2025 23:06

    Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahly

    19/06/2025 21:44

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.