Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ballkani e Drita shpresojnë për kalim tutje
    Ballina-1

    Ballkani e Drita shpresojnë për kalim tutje

    15/08/2024 16:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ballkani e Drita humbën ndeshjet e para të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Kampioni i Kosovës në futboll humbi nga Larne e Irlandës së Veriut me rezultatin 1:0, ndërsa me rezultat të njëjtë humbi edhe Drita. Suharekasit humbën në Prishtinë, kurse skuadra gjilanase u mposht në udhëtim tek Auda e Letonisë. 

    Por te Ballkani dhe Drita kanë shpresë për kalim tutje, në plejofin e garës së tretë të UEFA-s për nga niveli.

    Ndeshjen e kthimit ekipi i drejtuar nga Ilir Daja e luan prej orës 21:00 në stadiumin “Inver Park” në Larne, kurse një orë më herët Drita e pret në “Fadil Vokrri” skuadrën nga Letonia.

    “E humbëm ndeshjen e parë në shtëpi, por kemi humbur edhe shume shanse për shënim. Do të jetë ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Por jemi të përgatitur mirë për këtë ballafaqim dhe jemi të gatshëm të marrim rezultat pozitiv”, ka thënë futbollisti i Ballkanit, Walid Hamidi, të mërkurën për KOHËN.

    Ai ka vlerësuar se ndryshimet në skuadër kanë ndikuar në paraqitjen e Ballkanit. 

    Në fakt Ballkani ka bërë shumë ndryshime në skuadër. Ballkani dy edicionet e kaluara ishte pjesë e grupeve të Ligës së Konferencës. Synon ta arrijë për herë të tretë. 

    Edhe Drita synon paraqitjen për herë të parë në grupet e Ligës së Konferencës. 

    Mbrojtësi i Dritës, Besnik Krasniqi, thotë se janë të motivuar dhe të përgatitur për kalim tutje. 

    “Është një ndeshje e vështirë. Rezultati i parë favorizon ekipin kundërshtar. Por ne jemi shumë të motivuar dhe të përgatitur mjaft mirë për këtë ndeshje. Duke parë ecurinë e skuadrës gjatë kësaj jave, jemi shumë të motivuar dhe kemi besim të madh për kalim tutje. Kemi punuar me ritëm shumë të lartë. Ne besojmë në kalim tutje”, ka thënë Krasniqi për KOHËN.

    Ballkani në plejof, nëse kualifikohet, do të përballet me fituesin e ndeshjes ndërmjet skuadrës nga Bjellorusia, Dinamo Minsk dhe skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps. 

    Në plejofin e Ligës së Konferencës, nëse avancon tutje, Drita do të ballafaqohej me fituesin e ndeshjes Brondby – Legia Varshava. 

    Më herët nga garat evropiane janë eliminuar Llapi dhe Malisheva.

    TË LIDHURA

    Llapi e Drita mbesin pa fitore në Superligë

    01/09/2025 18:38

    Barcelona me shumë fat, merr një pikë falë portierit Garcia

    31/08/2025 23:36

    Interi befasohet në shtëpi nga Udinese, pëson humbjen e parë të sezonit

    31/08/2025 22:54

    Njeriu i golave, Albion Rrahmani shënon për Sparta Pragën në Çeki

    31/08/2025 20:47
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.