Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ballkani e mbyll me barazim stinorin vjeshtor
    Ballina-1

    Ballkani e mbyll me barazim stinorin vjeshtor

    24/12/2023 17:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, e ka mbyllur me barazim stinorin vjeshtor të Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani të dielën barazoi pa gola në udhëtim te Gjilani, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 13-të. Në ndeshjen e zhvilluar në terrenin me bar sintetik rastet nuk munguan, por gola nuk pati.

    Për Ballkanin ishte ndeshja e pestë rresht pa fitore në Superligë dhe në Ligën e Konferencës. U mposht nga Llapi dhe nga Dinamo e Zagrebit, pastaj barazoi me Prishtinën pa gola, humbi nga Drita, dhe të dielën barazoi pa gola me Gjilanin.

    Ndërkohë, Gjilani kishte dy disfata rresht nga Drita e Dukagjini, por mori pikë të vlefshme në garën për mbetje në ligë. Ballkani lider pas 18 ndeshjeve ka grumbulluar gjithsej 40 pikë, gjashtë më shumë se Llapi dhe Drita. Gjilani e mbyll vitin në vendin e tetë me 18 pikë.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.