Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ballkani eliminohet nga Liga e Konferencës me humbje të thellë nga Shamrock Rovers
    Ballina-2

    Ballkani eliminohet nga Liga e Konferencës me humbje të thellë nga Shamrock Rovers

    14/08/2025 22:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ballkani është eliminuar nga faza kualifikuese për në Ligën e Konferencës, pasi u mposht thellë nga Shamrock Rovers, 4-0.

    Ndeshjen e parë, skuadra nga Suhareka e fitoi 1-0, por që në takimin e dytë në udhëtim u shpartallua.

    Këtë përballje më mirë e filluan vendasit, që rrezikuan qysh në minutën e dytë, por Golubovic bëri një pritje të sigurt.

    Por, në minutën e 16-të, Ismajlgeci lëshoi një goditje të fortë, duke goditur shtyllën.

    Edhe Smajli provoi fatin e tij, por që McGinty i Shamrock bëri një pritje të mahnitshme.

    Mbrojta e Ballkanit nuk ia doli të mbahej në minutat e fundit të pjesës së parë, pasi Rory Gaffney realizoi për 1-0 në minutën e 45+1-të.

    Gaffney (48’) sërish ndëshkoi Ballkanin, duke e çuar rezultatin në 2-0.

    Për 3-0 ia doli të realizonte Honohan në minutën e 55-të, duke ia vështirësuar punët edhe më shumë skuadrës kosovare.

    Burke shënoi golin e katërt për Shamrock Rovers, duke e konfirmuar eliminimin e Ballkanit nga Liga e Konferencës.

    Ballkani tani do të fokusohet në startin e sezonin 2025/26 në Superligën e Kosovës që nis në këtë fundjavë.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.