Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ballkani godet përseri, firmos me ish-kapitenin e Tiranës
    Ballina-1

    Ballkani godet përseri, firmos me ish-kapitenin e Tiranës

    24/08/2023 14:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ballkani nuk po ndalet. Pasi sot prezantoj sulmuesin e njohur Arb Manaj, SuperSport mëson se klubi kampion transferon edhe Marsel Ismailgecin që së fundmi ishte pjesë e Zrinjski Mostar në kampionatin e Bosnjes.

    Ish-lojtari i Tiranës në Superiore firmos për tre vite me skuadrën nga Suhareka dhe do të vendoset menjëherë në dispozicion të trajnerit Ilir Daja. 23-vjeçari shihet si një element me shumë vlera edhe për të ardhmen teksa mbrojtësi do të jetë një alternativë më shumë përgjatë sezonit, ndërsa në pozicionin e tij në organikën e Ballkanit është edhe Lorenc Trashi.

    Ismailgeci ishte transferuar te Zrinjski në merkaton e dimrit, por nuk mundi të përshtatej dhe nuk po gjente hapësirat e duhura te boshnnjakët. Në këtë formë, mbrojtësi i majtë do të nisë një aventurë të re me kampionët e Kosovës, Ballkanin.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.