Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ballkani mposhtet në “Fadil Vokrri”, i kushton rënia në pjesën e dytë
    Ballina-1

    Ballkani mposhtet në “Fadil Vokrri”, i kushton rënia në pjesën e dytë

    13/10/2022 22:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Rënia e madhe në lojë në pjesën e dytë i ka kushtuar me humbje Ballkanit. Kampioni i Kosovës në futboll të enjten mbrëma u mposht 2:1 nga Sivasspori në kuadër të fazës grupore të Ligës së Konferencës. Ndeshja u luajt në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në atmosferë shumë të bukur sportive. Stadiumi ishte i mbushur, ndërsa përkrahja për Ballkanin ishte e madhe.

    Ballkani e luajti shumë mirë pjesën e parë dhe shkoi në pushim me epërsi prej 1:0. Armend Thaqi shënoi me goditje të ultë, pas një veprimi shumë të bukur individual të Meriton Korenicës. Thaqi shënoi në minutën e 36-të.

    Në fillim të pjesës së dytë suharekasit krijuan dy raste të mira, por që nuk i konkretizuan. Sidomos rasti i Ermal Krasniqit në minutën e 50-të ishte shumë i mirë. Por ai dështoi i vetëm përballë portierit të skuadrës turke. Dy minuta më vonë Qëndrim Zyba provoi nga distanca, por portieri i Sivassporit, Ali Sasal Vural sërish intervenoi me sukses.

    Më pas skuadra turke nisi të marr kontrollin e lojës. Dhe këtë e konkretizoi me dy gola dhe me fitore. Rezultatin në 1:1 e barazoi Hakan Arsnal në minutën e 72-të. Ballkani nuk ia doli të marr veten dhe e pranoi edhe golin e dytë. Ishte Karol Angielski që shënoi golin e fitores për skuadrën turke. Ai realizoi për 2:1 në minutën e 81-të.

    Në fakt skuadra turke e nisi ndeshjen më mirë. Por pa rrezikuar seriozisht. Më pas Ballkani rreshtoi rastet. Albion Rrahmani gjuajti mbi portë në minutën e 30-të. Lumbardh Dellova provoi nga distanca në minutën e 33-të. Ermal Krasniqi e Bajram Jashanica provuan në fund të pjesës së parë, por pa konkretizim.

    Ballkani prej vendit të parë në grup ka rënë në vendin e katërt. I ka katër pikë, sa edhe Slavia në vendin e tretë. Sivasspori udhëheq me shtatë pikë, sa i ka edhe Cluji në vendin e dytë.

    Javën e kaluar Ballkani fitoi në udhëtim ndaj Sivassporit.

    Ekipi nga Suhareka i ka edhe dy ndeshje në grup dhe është në lojë sa i takon kualifikimit.

    E pret Slavia Pragën më 27 tetor dhe luan në udhëtim ndaj Clujit në Rumani, më 3 nëntor.

    TË LIDHURA

    Real Madridi me një mesazh prekës për Luis Enriquen pasi fitoi Ligën e Kampionëve

    01/06/2025 17:22

    Baseli fiton Kupën pas gjashtë vjetësh, shënon Xherdan Shaqiri

    01/06/2025 16:41

    Foda thotë se ndeshjet e qershorit shërbejnë si përgatitje për ato të shtatorit

    01/06/2025 13:16

    FC Prishtina humbet dyshen Islami-Krasniqi pa përfituar asnjë cent

    01/06/2025 11:13
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.