Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ballkani nis stërvitjet në Tiranë, të enjten në “Air Albania” luan me Plzen
    Ballina-1

    Ballkani nis stërvitjet në Tiranë, të enjten në “Air Albania” luan me Plzen

    28/11/2023 19:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ka mbërritur gjatë ditës së sotme në Tiranë, në prag të ndeshjes kundër Viktoria Plzen, e vlefshme për Ligën e Konferencës.

    Ballkani dhe Viktoria Plzen do të përballen të enjten në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, për shkak se stadiumi në Prishtinë nuk plotësoi kushtet pasi gjendja e fushës u rëndua së fundmi.

    “Portokallezinjtë” kanë mbajtur edhe seancën e parë stërvitore në kryeqendrën shqiptare.

    “Të dashur tifozë dhe gjithë ju dashamirë të Fc Ballkanit. Skuadra ka arritur sot në Tiranë, ku të enjten zhvillojmë duelin jashtëzakonisht të rëndësishëm evropian, ndaj Viktoria Plzen. Me këtë rast duam të falenderojmë klubin e futbollit Dinano City për mbështetjen që na kanë dhënë, ku edhe kemi zhvilluar një seancë stërvitore në kompleksin e tyre sportiv.

    “Ndeshja e pestë dhe më e rëndësishmja për ne deri tani në Grupin C të UECL-së, po afron, andaj ju ftojmë të gjithëve nga krejt trevat shqiptare, të bashkohemi në stadiumin ikonik “Air Albania” për një tjetër festë futbolli kombëtar” – thuhet në njoftimin e Ballkanit.

    Ndeshja Ballkani – Viktoria Plzen luhet të enjten nga ora 18:45.

    TË LIDHURA

    Fabrizio Romano jep detaje për të ardhmën e Edon Zhegrovës

    28/07/2025 23:06

    Rekord i ri shtetëror dhe medalje e bronztë për Gresa Bakraçin në Kampionatin Ballkanik

    28/07/2025 18:42

    Brugge refuzon edhe ofertën e fundit për Jasharin

    28/07/2025 18:37

    Presidenti i Clujit flet për Emërllahun

    28/07/2025 18:35
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.