Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ballkani nuk e aprovon kërkesën e tifozëve të Ferizajt për të mbeshtetur skuadrën në Suharekë
    Ballina-1

    Ballkani nuk e aprovon kërkesën e tifozëve të Ferizajt për të mbeshtetur skuadrën në Suharekë

    19/05/2023 13:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ballkani dhe Ferizaj do të përballen të shtunën në Suharekë me fillim nga ora 15:00.

    Do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme mes dy skuadrave, ku vendasit duan tre pikët për titullin derisa mysafirët së paku një pikë për mbijetesën.

    Tifozët e Ferizajt, Ujqit kishin paralajmëruar udhëtim për në Suharekë për ta përkrahur skuadrën e tyre.

    Gazeta Olle ka mësuar se Ballkani i ka kthyer përgjigje negative Ferizajt dhe nuk e ka aprovuar kërkesën e tyre për praninë e tifozëve ferizajas.

    Arsyetimi ka qenë se në stadiumin e tyre nuk ka ndarje adekuate me barrikada dhe nuk është siguria në nivel të ketë dy grupe ultras në një tribunë.

    Kësisoj Ferizaj do të jetë pa mbështetjen e tifozëve të tyre në këtë sfidë që mund të vlej sa e gjithë sezoni.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.