Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ballkani nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e Championsit, këto janë çmimet
    Ballina-1

    Ballkani nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e Championsit, këto janë çmimet

    07/07/2023 16:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ballkani më 11 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të ndeshet me kampionin e Bullgarisë, Ludogorets në kuadër të fazës së parë në Champions League.

    Ndeshja nis nga ora 20:45 derisa skuadra tashmë ka nxjerr në shitje edhe biletat.

    Më e shtrenjta (VIP), kushton 25 euro ndërsa më e lira 3 euro.

    Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të FC Ballkanit:

    Fillon shitja online e biletave për ndeshjen FC Ballkani – PFC Lugogorets 1945

    FC Ballkani njofton opinionin se biletat për ndeshjen e parë në kuadër të UEFA Champions League ndërmjet FC Ballkani dhe PFC Lugogorets 1945, e cila zhvillohet më datë 11/07/2023 në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

    Biletat për këtë ndeshje do të shiten vetëm online.

    Tifozët e klubit tanë “Xhebrailat” janë të vendosur në tribunën Veri.

    Çmimet e biletave janë:

    Veri dhe Jug 3 euro,

    Lindje 5 euro,

    Perëndim 10 euro, dhe

    VIP 25 euro ( te perfshira pijet )

    VINI RE!

    Procedura se si blihet bileta online:

    Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

    Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

    Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

    Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

    Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

    Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

    Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

    Shënim: Personave që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

    https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

    TË LIDHURA

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22

    Qëllohet për vdekje futbollisti i Kombëtares së Ekuadorit

    18/12/2025 12:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.