Kampioni i Kosovës, Ballkani gjatë ditës së sotme ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ri 2024/25.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, suharekasit kanë bërë të qarta synimet e tyre.
“Ashtu sikur kemi vepruar nga viti në vit, gjithmonë me elemente të reja por me objektivat e njejta, vazhdojmë bashkë rrugëtimin drejt synimeve për sezonin e ri”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e kampionit të Kosovës.
Kujtojmë se Ballkani u shpall kampion për tri sezone me radhë në elitën e futbollit Kosovar, në kryre me trajnerin tanimë të larguar, Ilir Daja.