Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ballkani publikon formacionin për ndeshjen kundër Hamrun Spartans
    Ballina-1

    Ballkani publikon formacionin për ndeshjen kundër Hamrun Spartans

    23/07/2024 17:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kampionët e Kosovës kanë publikuar përbërjen me të cilën ka zgjedhur trajneri Ilir Daja, të zbres në fushë ndaj maltezëve të Hamrun Spartans.

    Janë dy ndryshime nga përballja e javës së kaluar me Santa Coloman. Në vend të Bleart Tolaj, starton braziliani Queven Inacio, kurse Bernard Karrica do të jetë në qendër të sulmit, pasi Sunday Adetunji u ndëshkua me të kuq në ndeshjen e kaluar.

    Formacioni i plotë: Koliqi, Jashanica, Halili, Potoku, Thaqi, Emerllahu, Ismajlgeci, Inacio, Karrica, Kryeziu, Hamidi.

    Dueli Ballkani – Hamrun Saprtans fillon në orën 18:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Kjo përballje është e vlefshme për rrethin e dytë të Konferencës Evropiane, ku kampionët e Kosovës në dy vitet e kaluara, shkuan deri në fazën e grupeve.

    TË LIDHURA

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07

    Zhegrova merr lavde që ndryshoi për të mirë lojën e Juves: ka syze 3D

    28/12/2025 17:03

    Fitore bindëse e Milanit, Nkunku realizon dy gola

    28/12/2025 17:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.