Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ballkani që na bëri krenarë në Evropë mbetet pa stadium modern, deputetët e VV-së nuk e votuan propozimin e Albana Bytyqit
    Ballina-1

    Ballkani që na bëri krenarë në Evropë mbetet pa stadium modern, deputetët e VV-së nuk e votuan propozimin e Albana Bytyqit

    15/12/2022 22:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ballkani mbetet skuadra më e vlerësuar në vendin tonë. Ajo përveç titullit të kampionit pati një prezantim spektakolar në Conferencë League duke u kualifikuar edhe në fazën e Grupeve.

    Megjithatë, skuadra nga Suhareka do të vazhdojë të luajë në një stadium që nuk i plotëson kriteret ndërkombëtare. Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetja nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi kishte kërkuar me propozim amandamenti, ndarjen e buxhetit për ndërtimin e stadiumit, pasi Komuna e Suharekës kishte ndarë parcelën për këtë qëllim, por propozimi i Bytyqit zhgënjen suharekasit pasi nuk mori votat e mjaftueshme, kjo pasi deputetët e VV-së, votuan kundër.

    Postimin i Albana Bytyqit:

    Fatkeqësisht, propozim amandamenti im që Komunës së Suharkës t’i ndërtohet një stadium i ri duke iu ndarë mjete buxhetore për vitin 2023 në vlerë prej 5 milionë euro, nuk kaloi.

    Komuna e Suharekës në vazhdimësi po e përfaqëson në mënyrë të jashtëzakonshme Kosovën me futbollistët e saj në arenën ndërkombëtare dhe Shteti duhet t’ia japë kujdesin e merituar talenteve të rinj, që kësisoj punojnë fort edhe për emrin e vendit të tyre nëpër botë.

    Duke mos ua plotësuar kushtet e nevojshme, ne ua vështirësojmë të rinjve tanë edhe rrugën drejt realizimit të ëndrrave të tyre!

    TË LIDHURA

    Nga podiumi historik në Kanada te bankat e shkollës, talenti italian i Formula 1 jep provimet e maturës: Isha i tensionuar, por bëra më të mirën

    18/06/2025 18:13

    Kurti takohet me Amir Rrahmanin, e falënderon për përfaqësimin e denjë të Kosovës

    18/06/2025 17:39

    Franco Foda nuk largohet nga kombëtarja e Kosovës, ai nuk ka thënë asnjëherë se do të largohet

    18/06/2025 13:31

    “Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët

    17/06/2025 23:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.