Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ballkani shënon fitore të thellë ndaj Trepçës ’89
    Ballina-1

    Ballkani shënon fitore të thellë ndaj Trepçës ’89

    23/04/2023 19:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ballkani i Suharekës ka shënuar fitore të thellë në elitën e futbollit të Kosovës.

    Kampioni në fuqi i Kosovës, të dielën në Suharekë, mposhti Trepçën ’89 me rezultatin 7:2.

    Mbetet një prej rezultateve më të thella të këtij sezoni në elitën e futbollit kosovar.

    Rezultati më i thellë është ai i xhiros së 12-të, kur Malisheva fitoi në udhëtim te Ferizaj me rezultatin 6:0.

    Për Suharekasit që kanë seri prej pesë ndeshjeve pa disfatë, me tri fitore e dy barazime, serinë e golave të dielën në xhiron e 30-të, e hapi Albin Berisha që shënoi në minutën e 30-të me asistim të Albion Rrahmanit.

    Për golin e ditës në Suharekë u përkujdes Lumbardh Dellova që shënoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 36-të.

    Berisha shënoi tjetër gol për vendësit në minutën e 42-të, me asistim të Armend Thaqit.

    Me t’u kthyer në fushë pas pushimit, vendësit shënuan edhe shumë gola tjerë.

    Fillimisht Rrahmani realizoi për 4:0 në minutën e 47-të, kurse Edvin Kuç me asistim të Thaqit sërish, shënoi në minutën e 65-të.

    TË LIDHURA

    Shaqiri nuk startoi në derbin ndaj Lusanes, trajneri shpjegon arsyen

    15/12/2025 16:05

    Armend Thaqi, “Ylli i javës”, vitet për të janë veç numra

    15/12/2025 13:13

    Asnjë minutë për Zhegrovën në fitoren e Juventusit

    14/12/2025 23:44

    Ademi në takim me gazetarët sportivë: Zëri i së vërtetës në momentet e vështira

    14/12/2025 21:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.