Ballkani vazhdon ta përfaqësojë në mënyrën më të mirë të mundshme futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.
Kampioni ynë në “Fadil Vokrri” e ka mposhtur Dinamo Zagrebin me rezultat 2:0, fitore kjo historike në fazën e Grupeve në Ligën e Konferencë, shkruan Demokracia.com.
Kryeziu e Hamidi shënuan për portokallinjtë në këtë sfidë të madhe përballë gjigantit kroat Dinamo Zagreb.
Ndeshjen e radhës Ballkani e zhvillon ndaj Astanas. /GazetaSport