Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ballkanin fiton në Skënderaj dhe kthehet në pozitën e parë
    Ballina-1

    Ballkanin fiton në Skënderaj dhe kthehet në pozitën e parë

    16/04/2023 17:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kampioni në fuqi, Ballkani, është kthyer në pozitën e parë në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani të dielën fitoi 1:0 ndaj Drenicës në Skënderaj për të dalë në vendin e parë në tabelë. Ballkani tani udhëheq me 58 pikë nga 29 ndeshje. Drita bie në vendin e dytë me 57 pikë.

    Ballkanit kthimin në vendin e parë ia ka mundësuar edhe barazimi i Dritës me Dukagjinin.

    Ndeshja në Skënderaj është vendosur në minutën e 30-të. Një krosim jo shumë i rrezikshëm i kapitenit të Ballkanit, Edvin Kuq, u devijua në portë nga portieri i Drenicës, Altin Gjokaj.

    Në fakt Gjokaj bëri përpjekje për të kapur topin, por e shtyu atë në rrjetë.

    Më pas Drenica ka bërë përpjekje për të barazuar rezultatin, por pa sukses. Momentet e shkëlqimit i kishte edhe Ballkani.

    Drenica mbetet e fundit me vetëm 23 pikë dhe me gjasa fare të vogla për të shmangur rënien.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.