Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Barça e pati një takim me babanë e Messit, ende s’ka ofertë për Leon
    Ballina-2

    Barça e pati një takim me babanë e Messit, ende s’ka ofertë për Leon

    11/04/2023 14:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Jorge Messi, baba i Lionel Messit, e ka zhvilluar tashmë një takim me drejtuesit e Barcelonës.

    Për këtë siguron mediumi britanik “The Mirror”.

    Gjithnjë sipas këtij mediumi, takimi mes palëve ka ndodhur në ditët e kaluara, por që klubi katalunas nuk e ka bërë ende një ofertë për ta rikthyer në Spanjë kampionin e freskët të botës.

    Sipas të gjitha gjasave, Messi do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të këtij sezoni, kur edhe do t’i skadojë kontrata, pasi nuk duket i interesuar për të vazhduar për të luajtur në “Parkun e Princave”.

    Andaj, drejtuesit e klubit katalunas po mundohen ta shfrytëzojnë rastin dhe ta rikthejnë Messin në Camp Nou, dy vjet pas largimit të tij si lojtar i lirë.

    Presidenti Joan Laporta do ta shikojë mundësinë që t’ua bëjë realitet ëndrrën tifozëve të Barcelonës, një pjesë e së cilëve po e shprehin dëshirën e rikthimit të Leos në Kataluni përmes thirrjes së emrit të tij në minutën e 10-të sa herë që po luan Barça në shtëpi.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.