Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Barça – PSG, super-sfida e javës në Ligën e Kampionëve
    Ballina-1

    Barça – PSG, super-sfida e javës në Ligën e Kampionëve

    01/10/2025 10:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me ndeshjet tjera të xhiros së dytë të fazës së ligës.

    Dueli kryesor i natës, por edhe në përgjithësi i kësaj xhiroje do të jetë ai mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit.

    Kampionia e Spanjës do ta sfidojë kampionen e Evropës në një ndeshje që pritet të jetë spektakolare.

    Gjiganti katalunas do të mundë të llogarisë në të rikthyerin Lamine Yamal nga minuta e parë, kurse parisienët do të jenë të hendikepuar pa lojtarët e rëndësishëm si Khvicha Kvaratskhelia dhe fituesin e freskët të Topit të Artë, Ousmane Dembele.

    Sidoqoftë, trajneri Luis Enrique ka alternativa të tjera të cilat do të mundohen ta mbulojnë këtë dyshe për ta bërë atë të sontmen një ndeshje të madhe.

    E sonte në fushën e blertë do të zbresin edhe klube të tjera të mëdha evropiane.

    Juventusi i Edon Zhegrovës do ta vizitojë Villarrealin në Spanjë, me yllin kosovar që pritet të ketë minuta në dispozicion.

    Manchester City do ta vizitojë Monacon në kërkim të pikëve, kurse Arsenali po ashtu i synon tri pikët teksa e pret Olympiakosin në Londër.

    Kurse, Napoli pa të lënduarin Amir Rrahmani do të jetë mikpritës i Sportingut të Lisbonës.

    Sonte do të luhen nëntë ndeshje, prej tyre dy do të nisin prej orës 18:45 dhe shtatë të tjera nga ora 21:00.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.