Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Barça synon ta rikthejë Messin në janar 
    Ballina-1

    Barça synon ta rikthejë Messin në janar 

    31/10/2022 10:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Lionel Messi.

    Klubi spanjoll është i vendosur të provojë për ta rikthyer yllin argjentinas në “Camp Nou” qysh në janar.

    Për këtë siguron mediumi spanjoll “Diario Sport”.

    35 vjeçari lidhet me një rikthim të mundshëm tek “Blaugrana” në verën e ardhshme, kur edhe do t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin.

    Sidoqoftë, katalunasit duan ta përshpejtojnë procesin.

    Sidoqoftë, 35 vjeçari kohë më parë kishte thënë se nuk e ka ndërmend të ngutet dhe se vendimin final për të ardhmen nuk do ta marrë para përfundimit të këtij sezoni.

    Një gjë tjetër që mund ta pengojë realizimin e këtij transferi është se Messi e ka gjetur formën ideale në “Parkun e Princave” dhe fakti se ai po luan në Ligën e Kampionëve aty, të cilën synon ta fitojë me parisienët këtë edicion.

    E për verën tjetër, nëse nuk e vazhdon kontratën me PSG-në, shtatë herë fituesi i Topit të Artë mund të rikthehet tek Barça ose ta vazhdojë karrierën në ligën amerikane – MLS, ku e do mbi të gjitha Inter Miami.

    TË LIDHURA

    Cristiano Ronaldo ftohet nga Portugalia për ndeshjet e qershorit

    20/05/2025 22:18

    Kololli, më i miri i javës në Zvicër

    20/05/2025 22:11

    Trajneri i Rubin Kazanit flet për të ardhmen e Mirlind Dakut

    20/05/2025 21:49

    MKRS njofton për stadiumin e Gjilanit: Punimet do të përfundojnë brenda 24 muajve, vlera është rreth 13 milionë euro

    20/05/2025 18:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.