Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Barcelona blindon portierin dhe kërcënon legjendën: Ka klauzolë 500 milionë euro, gati të të thyejë rekordin
    Ballina-1

    Barcelona blindon portierin dhe kërcënon legjendën: Ka klauzolë 500 milionë euro, gati të të thyejë rekordin

    25/08/2023 14:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Barcelona ka arritur të sigurojë firmën me portierin Mark Ter Shtegen për 5 vitet në vazhdim. Portieri gjerman ka rinovuar ditën e sotme kontratën me katalanasit, duke vazhduar në këtë mënyrë që të mbrojë portën “blaugrana”.

    Në rinovimin e kontratës, është përfshirë edhe një klauzolë largimi e cila kap vlerën e 500 milionë eurove dhe vetë klubi e ka njoftuar diçka të tillë. Ter Shtegen është portieri i katërt me më shumë ndeshje në hisotrinë e Barcelonës, ku numëron plot 379, ndërkohë që vendin e parë e mban Valdes.

    “Debutimi i Ter Stegen në shtator 2014 në një ndeshje të Champions League kundër APOEL Nikosia dhe deri më tani ai ka bërë 379 paraqitje zyrtare për Barçën.

    Kjo shifër e vendosi atë në vendin e katërt në listën e të gjitha kohërave të paraqitjeve për portierët e Barçës. Këtë sezon ai mund të kalojë Ramalets i cili është në kuotën e 387 ndeshjeve. Me kontratën e tij të zgjatur deri në 2028, Ter Stegen gjithashtu ka Zubizareta në 410 ndeshje dhe rekordmenin Viktor Valdes me 535 me rekord.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.