Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Barcelona, çerefinalistja e parë e Ligës së Kampionëve
    Ballina-1

    Barcelona, çerefinalistja e parë e Ligës së Kampionëve

    11/03/2025 21:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Barcelona nuk shënoi asnjë gol në pjesën e dytë kundër Benficas. Por i mjaftuan tre golat e realizuar në pjesën e parë për të siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

    Barcelona eliminoi në një të tetën e finales Benficën me rezultat të përgjithshëm, 4:1. Të martën mbrëma në Barcelonë fitoi 3:1 ndaj portugezëve, kurse javë ne kaluar në Lisbonë fitoi 1:0.

    Në ndeshjen kthyese shkëlqyen braziliani Raphinha dhe spanjolli Lamine Yamal. Raphinha shënoi dy gola, ndërsa Yamal një për Barcelonën në pjesën e parë të ndeshjes kthyese të një të tetës së finales të Championsit.

    Barcelona kaloi në epërsi në minutën e 11-të nëpërmjet Raphinhas pas superasistimit të Yamalit, ndërsa dy minuta më vonë Benfica barazoi shifrat në 1:1 nëpërmjet Nicolas Otamendit.

    Dyshja Yamal – Raphinha doli sërish në skenë. Braziliani në golin e epërsisë së dytë të Barcelonës asistoi për Yamailin që shënoi supergol në minutën e 27-të për 2:1.

    Raphinha shënoi edhe golin e tretë për Barcelonën. Golin për 3:1 e shënoi në minutën e 42-të. Goli i realizuar nga Raphinha u pranua nga dhoma e VAR-it.

    Në pjesën e dytë Barcelona pati edhe disa raste për gol. Por i mjaftuan golat e pjesës së parë për të siguruar çerekfinalen e Championsit.

    TË LIDHURA

    Sllovakia publikon listën kundër Kosovës

    19/03/2026 17:03

    Kryetari i FFK ngushëllon familjen Sherifi për humbjen e Elifes, gazetares dhe zëdhënëses së FC Drita

    18/03/2026 20:48

    Lajme nga Franca për Edon Zhegrovën

    18/03/2026 19:49

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    18/03/2026 12:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.