Futboll ndërkombëtar

Barcelona do të jetë shumë gjatë pa Lewandowskin

Barcelona do të jetë shumë gjatë pa Lewandowskin

Barcelona do të duhet t’ia dalë për një kohë të gjatë pa sulmuesin polak, Robert Lewandowski. Mediat spanjolle kanë shkruar të shtunën se apeli për t’ia hequr dënimin prej tri ndeshjeve, është hedhur poshtë nga gjykata sportive e Spanjës. Lewandowski kishte marrë karton të kuq në ndeshjen e fundit të ligës për Barcelonën, para se

Besnik Batusha

Barcelona do të duhet t’ia dalë për një kohë të gjatë pa sulmuesin polak, Robert Lewandowski.

Mediat spanjolle kanë shkruar të shtunën se apeli për t’ia hequr dënimin prej tri ndeshjeve, është hedhur poshtë nga gjykata sportive e Spanjës.

Lewandowski kishte marrë karton të kuq në ndeshjen e fundit të ligës për Barcelonën, para se të niste Kupa e Botës.

Megjithatë, në vend që të mungonte vetëm një ndeshje, polakut iu dha dënim shtesë edhe me dy ndeshje të tjera.

Arsyeja ka qenë se ai vendosi gishtin në hundë dhe më pas iu drejtoi gjyqtarit Gil Manzano, në shenjë pakënaqësie.

Pas ndeshjes, Lewandowski tha se gjesti nuk ishte për gjyqtarin, por polaku theksoi se i ishte drejtuar bankës së rezervistëve të skuadrës së tij.

BarcelonaLewandowski

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions