Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Barcelona e bën “horë” Realin në Santiago Bernabeu – Mbappe ishte fytyra tragjike
    Ballina-2

    Barcelona e bën “horë” Realin në Santiago Bernabeu – Mbappe ishte fytyra tragjike

    26/10/2024 22:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Barcelona ka triumfuar 4-0 përballë Real Madridit në El Clasicon e zhvilluar në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

    Ndeshjen më mirë e nisën Los Blancos, duke krijuar më shumë dominim, por edhe shanse për gol.

    Rasti i parë serioz u krijua nga Vinicius Junior në minutën e 23-të, por që goditja e tij nga afër përfundoi jashtë.

    Në minutën e 30-të, Kylian Mbappe mendoi se kishte shënuar, mirëpo VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

    Barcelona po ashtu kishte momentet e saj me anë të Lamine Yamal, Raphinhas dhe Inigo Martinez, por që të tre nuk i shfrytëzuan rastet.

    45 minutat e parë përfunduan pa gola, por pjesa e dytë ishte spektakolare nga Blaugranasit.

    Robert Lewandowski kaloi Barcelonën në epërsi kur shënoi në minutën e 54-të me një asistim të Marc Casados.

    Dy minuta më vonë, sulmuesi polak e dyfishoi epërsinë për mysafirët, me një asistim të Alejandro Baldes.

    Edhe Lamine Yamal hyri në listën e realiztaorëve, ku shënoi në minutën e 77-të nga një asistim i Raphinhas.

    Raphinha e vulosi fitoren e Barcelonës, kur shënoi për 4-0 në minutën e 84-të, duke baraboluar Andriy Luninin.

    Mund të thuhet se Kylian Mbappe ishte fytyra tragjike e këtij El Clasico, pasi plotë tetë herë ishte në pozicion jashtë loje, duke mos arritur ta dëshmojë vlerën e tij.

    Me këtë fitore, Barcelona vazhdon si lidere me 30 pikë, gjashtë më shumë se Real Madridi.

    Në xhiron e 12-të, katalunasit do të takohen me Espanyolin, ndërsa Los Blancos do kenë punë me Valencian.

    TË LIDHURA

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.