Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Barcelona fiton “El Clasicon”, i afrohet titullit
    Ballina-1

    Barcelona fiton “El Clasicon”, i afrohet titullit

    20/03/2023 00:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Me gol të shënuar në minutën e 92-të, Barcelona ka fituar “El Clasicon” ndaj Real Madridit. Të dielën mbrëma, Barça fitoi 2:1, ndërsa golin e fitores e shënoi Franck Kessie në kohën shtesë. Real Madridi kaloi në epërsi që në minutën e nëntë.

    Në tentim për të larguar topin, autogol shënoi Ronald Araujo. Barça u kthye në lojë në minutën e 45-të, kur shënoi Sergi Roberto për 1:1.

    Në minutën e 81-të, Madridit iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, ndërsa drama në fund i takoi Barcelonës.

    Ndeshja i ka takuar xhiros së 26-të të La Ligas. Me fitore Barcelona ka bërë hap të madh drejt titullit të Spanjës. Udhëheq me 68 pikë, 12 më shumë se Real Madridi që është i dyti.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.