Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Barcelona fiton me shumë vështirësi ndaj Bilbaos, vendos goli i Raphinhas
    Ballina-1

    Barcelona fiton me shumë vështirësi ndaj Bilbaos, vendos goli i Raphinhas

    13/03/2023 00:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Barcelona ka regjistruar fitoren e radhës në La Liga për të mbajtur në nëntë diferencën e pikëve me Real Madridin.

    Skuadra e drejtuar nga Xavi fitoi me mjaft vështirësi sonte në udhëtim kundër Athletic Bilbaos, në kuadër të javës së 25-të.

    Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “San Mames” përfundoi me rezulatin 0:1.

    Golin e vetëm dhe të tre pikëve për katalunasit e shënoi Raphinha, në fundin e pjesës së parë.

    Baskët regjistruan raste të shumta në pjesën e dytë, por Marc-Andre Ter Stegen ia mohoi golin e tyre në shumicën e rasteve.

    Vendasit ia dolën të shënonin në minutën e 87-të përmes Inaki Williams, por goli i tij u anulua pas rishikim me VAR për shkak se në këtë aksion Iker Muniain luajti me dorë.

    Barcelona pas kësaj fitore ka 65 pikë në krye të tabelës, nëntë më shumë se Real Madridi. Kujtojmë se “El Clasico” do të zhvillohet javën e ardhshme, në “Camp Nou”.

    Bilbao ndodhet në pozitën e nëntë me 33 pikë. 

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.