Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Barcelona gabon sërish në kampionat, luan baras ndaj Getafes në udhëtim
    Ballina-2

    Barcelona gabon sërish në kampionat, luan baras ndaj Getafes në udhëtim

    19/01/2025 00:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Barcelona ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Getafes në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit spanjoll. 

    Barcelona kaloi në epërsi qysh në minutën e nëntë përmes Jules Kounde që realizoi për 1-0 pas një gabimi të portierit David Soria. 

    Në minutën e 33-të Raphinha pati një mundësi të mirë shënimi për të dyfishuar rezultatin, por goditja e tij me kokë shkoi jashtë portës. 

    Getafe ia doli të barazojë shifrat në minutën e 34-të përmes Mauro Arambarrit i cili shënoi për 1-1 pas një topi të kthyer brenda zonës. 

    Në minutën e 47-të ishte pikërisht Arambarri që bëri një goditje tejet të fortë, por që e cila u ndal me shumë mund nga Inaki Pena. 

    Rasti më i mirë për gol në pjesën e dytë i takoi Frenkie De Jong i cili në minutën e 80-t bëri një goditje e cila dukej se do përfundonte në cepin e portës së Getafes, por ajo u prit nga Soria. 

    Një tjetër mundësi të mirë shënimi e pati edhe Raphinha në minutën e 83-të, por krosimin fantastik të Lamine Yamal, ai nuk ia doli që ta finalizojë me gol. 

    Kështu deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, Getafe u mbrojt mirë dhe nuk lejoi që porta e tyre të mposhtej duke ndalur Barcelonën me barazim. 

    Pas këtij barazimi, Barcelona shkon në kuotën e 39 pikëve, pesë më pak se lideri Atletico Madridi që ka 44 sosh dhe katër më pak se Real Madridi që ka 43 pikë, me këta të fundit që nesër (e diel) nëse mposhtin Las Palmas mund të marrin kreun.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.