Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Barcelona ia kthen shpinën Xavit, spanjollit i është vendosur një ultimatum nga klubi
    Ballina-2

    Barcelona ia kthen shpinën Xavit, spanjollit i është vendosur një ultimatum nga klubi

    12/02/2024 23:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Nuk ka më asnjë arsyetim për dështimet e Xavit. Blaugranasit janë të lënduar, sidomos nga barazimi i fundit me rezultat 3-3 ndaj Granadas, andaj po kërkohet një zgjedhje urgjente për përmirësimin e situatës.

    Siç qëndrojnë gjërat momentalisht, klubi katalan rrezikon që të mbetet pa trofe në fund të sezonit. Me Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës si trofe tashmë të humbur, edhe La Liga po duket larg në horizont për Barcelonën, ani pse matematikisht nuk është e pamundur.

    Sidoqoftë, kompeticioni i vetëm ku Barcelona ka mbetur ende ‘gjallë’ është Liga e Kampionëve, kompeticion ky ku nuk llogariten në mesin e favoritëve kryesor.

    Barcelona do të luajë ndaj ekipit italian Napoli në kuadër të 1/16-ave në Ligën e Kampionëve dhe ndeshja e parë e këtij ballafaqimi mund të jetë një sinjal për aspiratat e Barcelonës për titull.

    Sipas mediumit spanjoll AS, një humbje e mundshme ndaj Napolit do të ishte fundi i aventurës për Xavin.

    Ajo ndeshje mund ta detyrojë Barcelonën dhe drejtuesit e saj që të ndërprejë bashkëpunimin me teknik spanjoll më herët, dhe një opsion emergjent si Rafa Marquez të marrë drejtimin e klubit.

    Xavi personalisht është në dijeni për situatën në të cilën ndodhet dhe me shumë mundësi e di se do të ishte gjëja e duhur për t’u bërë nëse gjërat nuk shkojnë sipas dëshirës së klubit.

    TË LIDHURA

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.