Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Barcelona kryen detyrën në udhëtim te Betis, triumfon me rezultat të ngushtë
    Ballina-1

    Barcelona kryen detyrën në udhëtim te Betis, triumfon me rezultat të ngushtë

    01/02/2023 23:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Barcelona ka arkëtuar pikët e plota nga udhëtimi te Real Betis, në kuadër të javës së 17-të kampionale në La Liga.

    “Katalunasit” triumfuan ngushtë 1:2 ndaj skuadrës andaluziane në stadiumin “Benito Villamarin”, shkruan Demokracia.com.

    Rezultati u zhbllokua tek në minutën e 65-të kur Raphinha kaloi Barcelonën në avantazh nga afërsia.

    15 minuta më vonë, golin e qetësisë për “Blaugrana” e realizoi sulmuesi polak, Robert Lewandowski.

    Vetëm pesë minuta më vonë, mbrojtësi i Barcelonës, Kounde shënoi gabimisht në portën e tij për ta ngushtuar epërsinë e skuadrës së tij.

    Megjithatë, Barcelona deri në fund arriti ta ruante epërsinë dhe për t’i arkëtuar pikët maksimale.

    Barcelona vazhdon lidershipin me 50 pikë, tani tetë më shumë se Real Madridi që ka një ndeshje më pak. Betis është i gjashti me 31 pikë.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.